Prokurori rus gjendet i vdekur në lumë por jo nga mbytja, në vdekjen më të fundit misterioze të shefave të Putin

Evropë

Prokurori rus gjendet i vdekur në lumë por jo nga mbytja, në vdekjen më të fundit misterioze të shefave të Putin

Më: 3 korrik 2023 Në ora: 16:13
Andrey Fomin

Një prokuror rus është gjetur i vdekur në lumë sipas raportimeve të fundit, por jo nga mbytja, në episodin më të fundit të vdekjeve të mistershme të zyrtarëve të lartë të Moskës.

Andrey Fomin ishte duke bërë not në lumin Volga, më i gjati në Evropë, kur raportohet se vdiq papritur në fundjavë.

57-vjecari ishte kryeprokuror i rajonit Chuvashia, rreth 500 km në lindje të Moskës, dhe mbështetës i zellshëm i presidentit autoritar Putin.

Sipas rrjetit Telegram në kanalin ‘A Siren’, Fomin ka vdekur të shtunën më 1 korrik, shkruan rrjeti britanik The Sun.

Ai raportohet se ishte duke notuar rreth 120 metra larg bregut por nuk arriti të kthehej.

Fomin thuhet se ishte brenda zonës së posaçme për të notuar dhe po kalonte lumin Volga në një event lokal noti.

Një zëdhënës i prokurorisë së Chuvashia tha për mediat se po kryhej një auditim por ende nuk janë dhënë detaje për rrethanat e vdekjes.

Agjencia ruse 76RU tha më vonë se zyrtari lartë kishte vdekur nga një arrest kardiak.

Një burim kishte thënë për rrjetin vendas REN TV se gjatë notit Fomin nuk ishte ndjerë mirë dhe ishte nxjerrë me urgjencë nga uji.

Burimi shtonte: “Doktorët nuk arritën ta shpëtonin. Ai vdiq nga një dështim i shpejtë kardiovaskular”.

Zyrtarët thonin se në mushkëritë e Fomin nuk kishte ujë, prandaj ai nuk kishte vdekur nga mbytja, duke shtuar vlerësimin e hipotezës së atakut kardiak.

Vdekja e mistershme vjen pas më shumë se 30 vdekjeve të mistershme aksidentale të zyrtarëve të lartë rusë, që pas sulmit ndaj Ukrainës.

Ekspertë perëndimorë thonë se vdekjet që kanë përfshirë oligarkë, shkencëtarë e biznesmenë mund të kenë ardhur nga vetë dora e Kremlinit.

Shumica e tyre kanë vdekur nga “vetëvrasje” të papritura apo rënie nga dritarja.

Fomin kishte qenë mbështetës i zjarrtë i Putin dhe ishte prokuror që prej vitit 1992.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat