Pas Kuranit, në Suedi shtohen kërkesat për djegien e librave të tjerë fetarë

Evropë

Pas Kuranit, në Suedi shtohen kërkesat për djegien e librave të tjerë fetarë

Më: 5 korrik 2023 Në ora: 19:36
Foto ilustrim

Tri kërkesa për të djegur tekste fetare, përfshirë një libër Tevrati/Tora, i janë parashtruar policisë në Suedi në emër të lirisë së shprehjes, çka mund të nxisë zhurmë ndërkombëtare një javë pasi një Kuran u dogj jashtë një xhamie në Stokholm.

Policia konfirmoi se kishte pranuar kërkesë nga një individ për djegien e një libri të shenjtë të hebrenjve dhe një të të krishterëve jashtë Ambasadës izraelite në Stokholm më 15 korrik si “simbolikë për hirë të lirisë së shprehjes”.

Një kërkesë tjetër për djegie të Kuranit “sa më shpejt të jetë e mundur” në Stokholm u dërgua nga një grua në të 50-tat e saj, raportoi The Times of Israel.

Policia nuk hodhi poshtë kërkesat e tyre menjëherë, duke thënë se çdo kërkesë shqyrtohet në baza individuale.

Ambasadori i Izraelit në Suedi ka shprehur kundërshtinë e tij për kërkesën duke thënë:

“Jam i tronditur dhe i tmerruar nga perspektiva e djegies së më shumë librave në Suedi, qoftë Kuranin, Tevrati apo ndonjë libër tjetër i shenjtë. Ky është qartë veprim urrejtjeje dhe duhet ta ndalet”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat