Ish-CEO i Google: I tronditur, Rusia shkëlqen në luftën kundër dronëve ukrainas

Evropë

Ish-CEO i Google: I tronditur, Rusia shkëlqen në luftën kundër dronëve ukrainas

Më: 17 korrik 2023 Në ora: 16:15
Ish-kryeshefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt

Ish-kryeshefi ekzekutiv i Google, Eric Schmidt, është shprehur i tronditur pasi sipas tij, Rusia po shkëlqen në luftën kundër dronëve ukrainas. Ai ka thënë se Ukraina ka nevojë për dronë me laser që mund të ndjekin objektivin.

Ai ka thënë për CNN se Rusia po përdor 60 mijë predha në ditë. Rusët kanë ndërtuar artileri për 50 vjet. Ndërkohë që ka shtuar se pjesa tjetër e botës ka një kufi prodhimi në 5 mijë në ditë (që është 8% e kapacitetit të Rusisë).

“Ukraina po përdor disa qindra mijë dronë në vit. Rusia është e suksesshme në luftën elektronike dhe në bllokimin e sinjaleve. Ata bllokojnë gjithçka, GPS dhe komunikimet janë bllokuar. Ata po përdorin të ashtuquajtur dronë ‘kamikazë’ të teknologjisë kineze”, ka thënë ai.

Sipas ish-CEO të Google, një numër masiv i dronëve nevojiten që Ukraina të fitojë.

“Ukraina ka 60 kompani që po ndërtojnë dronë. Operacionet e tyre me dronë zhvillohen jashtë ushtrisë. Ajo që nevojitet janë dronët e drejtuar me laser që mund të ndjekin objektivin. SHBA e ka bërë këtë për 20 vjet”, ka shtuar ai.

E sipas tij, lufta pushtuese e Rusisë në Ukrainë do të vazhdojë edhe për një kohë, “të paktën edhe një vit apo dy”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat