Rrëzohet aeroplani teksa tentonte të shuante zjarret në Greqi

Evropë

Rrëzohet aeroplani teksa tentonte të shuante zjarret në Greqi

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:11
Greqi

Një aeroplan i shërbimit të zjarrfikësve është përplasur duke tentuar të shuante zjarrin në Greqi teksa mijëra njerëz janë larguar nga Rodosi dhe Korfuzi mes flakëve që po shkatërrojnë vendin.

Siç raporton BBC, aksidenti ndodhi mbi qytetin e Karystos në ishullin Evia pranë Athinës dhe në bord ishin të paktën dy persona.

“Një aeroplan grek Canadair me të paktën dy persona në bord u rrëzua pranë Platanisto,” një fshat në Evia, citohet të ketë thënë zëdhënësi i shërbimit zjarrfikës Yannis Artopios nga agjencia e lajmeve AFP.

Ndryshe, Greqia vazhdon përpjekjet për të kontrolluar zjarret në ishullin Rodos, për të shtatën ditë me radhë.

Rreth 20 mijë njerëz u larguan nga shtëpitë dhe hotelet në Rodos, ditëve të fundit, pasi zjarret që nisën një javë më parë, u përhapën dhe arritën vendpushimet bregdetare në juglindje të ishullit.

Greqia përfshihet shpesh nga zjarret, sidomos gjatë verës, por ndryshimet klimatike kanë shkaktuar sivjet valë më ekstreme të të nxehtit në të gjithë Evropën jugore.

Qindra zjarrfikës, me përforcime nga Turqia dhe Sllovakia, janë duke luftuar me flakët pranë fshatrave Genadi dhe Vati në juglindje të Rodosit.

Zjarret shpërthyen edhe në ishullin e Korfuzit, në pjesën perëndimore të Greqisë, dhe në ishullin Evia, pranë kryeqytetit të Athinës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat