Sicilia “digjet” në 48 gradë, qyteti turistik mbetet pa ujë dhe energji elektrike për tre ditë – kabllot nuk i përballuan nxehtësisë

Evropë

Sicilia “digjet” në 48 gradë, qyteti turistik mbetet pa ujë dhe energji elektrike për tre ditë – kabllot nuk i përballuan nxehtësisë

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 15:26
Foto ilustrim

Në Katania të Sicilisë u mat një temperaturë prej 47.6 gradë Celsius, dhe ky qytet turistik bregdetar rrëzë vullkanit Etna, nuk është më i nxehti në atë ishull italian, pasi merkuri u rrit në 48 gradë Celsius në Sirakuzë!

“Corriere della sera” shkruan se kabllot e energjisë elektrike në Katania nuk e kanë përballuar këtë vapë, për këtë arsye disa pjesë të qytetit kanë mbetur pa energji elektrike për 72 orë, por edhe pa ujë, pasi ujësjellësi i qytetit nuk mund të garantojë furnizimin sepse është pa energji.

Nelo Muzumechi, Ministër i Mbrojtjes Civile në qeverinë e kryeministres Giorgia Meloni, erdhi dje në takimin në prefekturën e Katanias, i cili bisedoi me autoritetet vendase për mënyrat për të kapërcyer këtë krizë të vështirë.

Raportohet se ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit për shkak të valës së të nxehtit që goditi Siçilinë, ka pasur edhe në disa pjesë të Palermos, kryeqytetit të ishullit.

Për shkak të këtyre problemeve u mbyll përkohësisht edhe zyra rajonale e punës. Zona përreth qytetit bregdetar të Trapanit, si dhe provincat në pjesën qendrore të Sicilisë, u prekën gjithashtu nga i nxehti. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat