Gjermania dhe Franca kundër zgjatjes së marrëveshjes për eksportin e kufizuar të drithërave ukrainase

Evropë

Gjermania dhe Franca kundër zgjatjes së marrëveshjes për eksportin e kufizuar të drithërave ukrainase

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 16:36
Foto ilustrim

Gjermania dhe Franca kanë kundërshtuar përpjekjet për të shtrirë kufizimet në eksportet e grurit të Ukrainës në pesë vende të Evropës Lindore, raporton AFP.

Në prill, Brukseli arriti një kompromis që lejoi Bullgarinë, Hungarinë, Poloninë, Rumaninë dhe Sllovakinë të ndalonin shitjen e grurit ukrainas në tregjet e tyre lokale.

Megjithatë, rrugët e tranzitit për grurin ukrainas mbetën të hapura për kalimin e tyre.

Masat aktuale skadojnë në mes të shtatorit, por pesë vende kanë kërkuar t’i zgjasin ato deri në fund të vitit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky e quajti çdo zgjatje “absolutisht të papranueshme dhe haptazi anti-evropiane”.

Vendet e BE-së, përfshirë Gjermaninë dhe Francën, përsëritën kundërshtimin e Kievit në takimin e ministrave të Bujqësisë në Bruksel.

Ministri gjerman i Bujqësisë, Cem Ozdemir, tha se Komisioni Evropian, krahu ekzekutiv i BE-së, duhet të bëjë të qartë se çdo zgjatje “nuk është e mundur”. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat