​Von der Leyen: 1.5 miliardë euro nga BE për Ukrainën

Evropë

​Von der Leyen: 1.5 miliardë euro nga BE për Ukrainën

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 18:23
Foto ilustrim

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka bërë të ditur se Bashkimi Evropian ka ndarë edhe 1.5 miliardë euro mbështetje për Ukrainën.

Ajo ka shkruar në Twitter se përkrahja do të vazhdojë.

“Dënoj me vendosmëri sulmet ruse në infrastrukturën e magazinimit dhe eksportit të grurit të Ukrainës. Ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj të pamëshirshme, ne vazhdojmë të mbështesim Ukrainën.

Sot ne paguam 1.5 miliardë euro të tjera, për të ndihmuar në funksionimin e shtetit dhe riparimin e infrastrukturës.

Më shumë do të vijnë”, ka shkruar presidentja e KE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat