Aktivistët suedezë: Kushdo që djeg Kuranin duhet të ndiqet penalisht

Evropë

Aktivistët suedezë: Kushdo që djeg Kuranin duhet të ndiqet penalisht

Më: 25 korrik 2023 Në ora: 23:46
Foto ilustrim

Aktivistët e “Civil Rights Defenders” në Suedi kërkuan që djegia e Kuranit në atë vend të futet në kuadrin e krimeve të urrejtjes dhe të parandalohen akte të tilla provokuese.

Aktivistët Anders L Pettersson dhe John Stauffer shkruan një artikull për gazetën më të madhe politike të Suedisë, “Dagens Nyheter”, me titull “Ndryshoni ligjin për krimet e urrejtjes për të ndaluar djegien e Kuranit”, raporton “Anadoly”, transmeton Klankosova.tv.

Artikulli bënte thirrje që ligji i Suedisë për krimet e urrejtjes të përdoret në mënyrë efektive në këto provokime.

“Në përputhje me praktikën e fortë të ligjit suedez për krimet e urrejtjes, personi që djeg Kuranin duhet të ndiqet penalisht. Megjithatë, incidentet e djegies së Kuranit nuk konsiderohen si nxitje kundër grupeve etnike në gjykatat suedeze. Kundërargumenti më i zakonshëm është se djegia e Kuranit është thjesht liri e shprehjes. Por këtij argumenti i mungon mbështetja ligjore dhe historike”, shkruajnë aktivistët.

Aktivistët kujtuan se Suedia ka legjislacion për krimet e urrejtjes në përputhje me konventat ndërkombëtare si Konventa e Kombeve të Bashkuara (OKB) për diskriminimin racor, si dhe Konventa për të drejtat civile dhe politike.

“Myslimanët janë përgjithësisht një grup i cenueshëm pakicë në Suedi. Islamofobia po rritet sot në Suedi. Si Ombudsmani për Diskriminimin ashtu edhe Këshilli për Parandalimin e Krimit paralajmërojnë se krimet e urrejtjes dhe diskriminimi islamofobik janë në rritje. Përkundër kësaj, prokurorët i konsiderojnë rastet e djegies së Kuranit brenda një kornize të ngushtë dhe jo si krim urrejtjeje”, theksohet në tekst.

Politikani danez i ekstremit të djathtë Rasmus Paludan vazhdoi provokimet e tij duke djegur kopje të Kuranit në Malmo, Norrkoping, Jonkoping dhe kryeqytetin Stokholm gjatë festave të Pashkëve të vitit 2022.

Demonstruesit që kërkonin ndalimin e Paludanit, gjuajtën me gurë policinë duke djegur goma në rrugë. Në incidente u plagosën 104 policë dhe 14 demonstrues, si dhe u shkatërruan 20 automjete policore.

Në kryeqytetin e Suedisë, Stokholm, më 21 janar, Paludan dogji Kuranin para Ambasadës Turke në Stokholm dhe gjithçka u bë nën mbrojtjen e policisë, e cila nuk lejoi askënd t’i afrohej Paludanit.

Salwan Momika, me origjinë nga Iraku, dogji Kuranin nën mbrojtjen e policisë përpara xhamisë së Stokholmit në ditën e parë të Kurban Bajramit, më 8 qershor.

Më 20 korrik, Momika shkeli gjithashtu Kuranin dhe flamurin irakian nën mbrojtjen e policisë përpara ambasadës së Irakut në Stokholm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat