Gjermani: Rënie e moshës mesatare gjatë pandemisë së Coronës

Evropë

Gjermani: Rënie e moshës mesatare gjatë pandemisë së Coronës

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Gjatë pandemisë së Coronës, mosha mesatare e burrave dhe grave në Gjermani është ulur me gjashtë muaj më pak. Kjo e dhënë ka dalë nga llogaritjet e bëra nga Zyra Federale gjermane e Statistikave.

Mosha mesatare në Gjermani është ulur gjatë pandemisë së Coronës. Për ata që kanë lindur në vitin 2022, mosha mesatare në krahasim me vitin e fundit para pandemisë, vitin 2019, është ulur me 0,6 vjet si tek burrat edhe tek gratë, bëri të ditur Zyra Federale e Statistikave në Visbaden. Për gratë mosha mesatare është 82,9 vjet dhe për burrat 78,2 vjet. 

Për gratë ka pasur një ulje me 0,2 vjet të moshës mesatare në krahasim me një vit më parë, kurse për burrat mosha mesatare në vitin 2022 ka qëndruar njësoj si një vit më parë. 

Mosha mesatare në lindje të Gjermanisë është rritur 

Në lindje të Gjermanisë mosha mesatare për ata që kanë lindur në vitin 2022 është rritur, pas rënies së madhe në dy vitet e mëparshme, bëri të ditur Zyra e Statistikave. Rritja ka qenë tek gratë 0,2 vjet dhe tek burrat 0,6 vjet në krahasim me vitin 2021. Megjithë rritjen e fundit të moshës mesatare, mosha mesatare për të sapolindurit në lindje të Gjermanisë ka qenë në vitin 2022 tek gratë 0,7 vjet dhe tek burrat 0,8 vjet më e ulët se në vitin 2019. 

Në Gjermaninë Perëndimore, mosha mesatare në vitin 2022 ka shënuar rënie. Diferenca në krahasim me vitin 2019, ka qenë në gjithë këtë periudhë për landet perëndimore megjithatë më e ulët se në Gjermaninë Lindore dhe në vitin 2022, ashtu si në gjithë të Gjermaninë diferenca ka qenë 0,6 vjet për të dyja gjinitë. 

Edhe moti i ngrohtë dhe valët e gripit kanë lënë gjurmë 

Masat e marra dhe ndryshimet e mënyrës së jetesës në valën e pandemisë mund të kenë bërë që sidomos në vitet 2020 dhe 2021, të ketë pasur më pak raste vdekjesh nga sëmundjet e tjera infektive si përshembull gripi, shpjegon Zyra e Statistikave. Por në vitin 2022, vera jashtëzakonisht e ngrohtë si dhe valët e forta të gripit kanë ndikuar të dukshëm në shifrat e vdekshmërisë. 

Sipas statistikave, shifrat e vdekshmërisë para pandemisë janë rritur çdo vit me rreth 2 deri dy përqind. Në tre vitet e pandemisë rritja vjetore e kapërceu këtë masë. Nga viti 2020 deri në vitin 2022 ka pasur gjithsej 140 mijë deri 200 mijë vdekje më shumë.  

Në llogaritjet statistikore "Mosha mesatare në lindje” nuk kemi të bëjmë me një prognozë sa vjet pritet të jetojë një i sapolindur, theksoi Zyra Federale. Shifra përmbledh në një vlerë të vetme vdekshmërinë për të gjitha moshat. Rezultati varet nga struktura e moshës dhe madhësia e popullsisë, prandaj është i përshtatshëm sidomos për të bërë krahasimet kohore./DW

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat