Gjendje emergjence në Itali/ Situatë e vështirë nga zjarret në 5 rajone, 5 viktima nga moti

Evropë

Gjendje emergjence në Itali/ Situatë e vështirë nga zjarret në 5 rajone, 5 viktima nga moti

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 12:58
Deri më tani të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali.

Italia po shkon drejt gjendjes së jashtëzakonshme të motit pasi 5 rajone të vendit fqinj po shohin dy ekstreme të situatës meterologjike.

Mes stuhisë që goditi rajonin e Lombardisë dhe zjarreve që kanë përfshijnë Siçilinë nga Palermo në Katanja e deri në Taoromina situate mbetet kritike.

Deri më tani të paktën 5 persona kanë humbur jetën si pasojë e motit të keq në Itali.

Vendimi për të shpallur gjendjen e emergjencës pritet të merret këtë të mërkurë nga qeveria italiane.

Kryebashkiaku i Palermos ka deklaruar se në Siçili ka pasur zjarrvënie të qëllimshme dhe ka akuzuar autorët e këtyre ngjajeve duke thënë se zjarrvënia është një krim njësoj sic krimet që kryen mafia kundër njerëzimit.

Zjarret masive kanë përfshirë edhe Portugalinë. Një park natyror në perfiferi të Lisbonës u përfshi nga flakët të cilat u afruan edhe pranë zonave të banuara.

Menjëherë autoritetet kanë mbërritur në vendngjarje për të evakuar me dhjetëra qytetarë ndërsa më shumë se 400 forca zjarrfikëse së bashkuy me ndihmën e banorëve punuan për të vënë zjarrin nën kontroll.

Erërat e forta me një shpejtësi prej 60 km për orë krijuan vështirësi për ekipet e zjarrfikësve që ishin në luftë me flakët ndërsa pati ndërhyrje edhe nga ajri për të bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Deri më tani si pasojë e këtij zjarri në portuguali nuk ka pasur të lënduar apo viktima.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat