Rusia me dorë të hekurt ndaj transgjinorëve, ja urdhri i prerë që dha Putin

Evropë

Rusia me dorë të hekurt ndaj transgjinorëve, ja urdhri i prerë që dha Putin

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 13:24
Vladimir Putin

Rusia me dorë të hekurt ndaj transgjinorëve. Presidenti rus, Vladimir Putin, ka nënshkruar një projekt-ligj, që ndalon operacionet e ndryshimit të gjinisë, në një përpjekje për të eliminuar ‘industrinë transgjinore’. Ndryshimet ligjore të gjinisë dhe tranzicioni mjekësor, përveç rreziqeve serioze mjekësore, tani janë të ndaluara në Rusi.

Terapia e ndryshimit të gjinisë lejohet vetëm për fëmijët me deformime të organeve riprodhuese, të mbikëqyrura nga klinika të licencuara nga Ministria e Shëndetësisë. Individët nuk mund të ndryshojnë më gjininë e tyre në dokumente zyrtare dhe ata që e kanë bërë tashmë këtë, nuk mund të birësojnë fëmijë, sipas ligjit të ri.

Martesat mund të shpallen të pavlefshme nëse njëri bashkëshort ndryshon gjininë përmes operacioneve plastike. Kryetari i Dumës së Shtetit, Vyacheslav Volodin, mbështeti ligjin dhe sulmoi Perëndimin për atë që ai e emërtoi 'industria transgjinore'.

Volodin përmendi shifra nga SHBA, ku fëmijë të shumtë në SHBA po kërkojnë të transformojnë gjininë e tyre, por edhe prindër të shumtë transgjnonë, duke thënë se kjo është një rrugë që çon në degradimin e një kombi.

Senatorja Valentina Matvienko tha ndër të tjera se ‘ligji mori shumë përgjigje pozitive nga kombet evropiane’. Megjithatë, natyrshëm ky ligj është kundërshtuar fort nga aktivistët trans dhe i gjithë komuniteti LGBTQI+, pasi ata ndihen të keqtrajtuar dhe të diskriminuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat