Britania kritikohet për mungesë të informacioneve për veprimet e Wagner në Afrikë

Evropë

Britania kritikohet për mungesë të informacioneve për veprimet e Wagner në Afrikë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:12
Wagner

Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar është kritikuar ashpër nga Komiteti Parlamentar i Punëve të Jashtme (FAC) për nënvlerësimin e rritjes së rrezikshme të grupit mercenar rus Wagner.

Në një raport të ashpër, komiteti ndërpartiak i deputetëve akuzoi qeverinë se kanë mungesë të informacioneve për aktivitetet e Wagner në Afrikë.

“Ne jemi thellësisht të shqetësuar nga mungesa e zymtë e qeverisë për të kuptuar qëndrimin e Wagner përtej Evropës, veçanërisht kontrollin e tyre mbi shtetet afrikane,” thotë kryetarja e Komitetit, Alicia Kearns deputete.

Raporti përfshin shtatë shtete ku është zbuluar aktiviteti ushtarak i Wagner: Ukraina, Siria, Republika e Afrikës Qendrore (CAR), Sudani, Libia, Mozambiku dhe Mali.

Wagner ka zhvilluar një model biznesi shumë të suksesshëm dhe fitimprurës në këto vende, duke pasuruar veten dhe sundimtarët e tij, kryesisht në kurriz të popullsisë vendase, shkruan BBC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat