​Lidhjet Rusi-Serbi, FDD: BE duhet të veprojë dhe të bëjë pjesën e saj

Evropë

​Lidhjet Rusi-Serbi, FDD: BE duhet të veprojë dhe të bëjë pjesën e saj

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 14:18
Foto ilustrim

“Perëndimi duhet të bëjë një punë më të mirë në imponimin e kostove ndaj akterëve destruktivë të Ballkanit. Por për ta bërë këtë në mënyrë efektive, Perëndimi duhet të veprojë si një”, shkruan Fondacioni për Mbrojtjen e Demokracisë (FDD).

Sipas FDD, shefi i inteligjencës serbe Aleksandër Vulin ndaj të cilit SHBA kanë vendosur së fundmi sanksione, jo vetëm që është i korruptuar, por gjithashtu ka luajtur një rol të rëndësishëm në kultivimin e ndikimit rus në Ballkan dhe destabilizimin e rajonit.

“Administrata Biden meriton merita për sanksionimin e tij përfundimisht”.

Përdorimi i korrupsionit në Ballkanin Perëndimor është thelbësor në përpjekjet e Kremlinit për të kultivuar ndikimin në rajon. Moska ka përdorur akterë të korruptuar si Vulin për të shfrytëzuar ndarjet ekonomike, etnike dhe fetare në rajon, duke mbjellë destabilitet për të sfiduar dhe minuar Perëndimin, shkruan FDD.

“Presidenti serb Aleksandar Vuçiq nxitoi në mbrojtje të Vulinit, duke pretenduar se akuzat për korrupsion janë të pabaza. Asnjë ‘kokainë nuk u gjet në zyrën e Vulinit, por në Shtëpinë e Bardhë’, deklaroi Vuçiq, duke aluduar në Uashingtonin mbi skandalin e fundit në lidhje me zbulimin e drogës së klasit A në Krahun Perëndimor.

Aty thuhet se sanksionimi i Vulinit nga administrata Biden është një hap në drejtimin e duhur, që është zotuar se do të godasë si korrupsionin ashtu edhe ndikimin malinj rus dhe evazionin e sanksioneve.

“Sanksionet e SHBA-së të vendosura javën e kaluar ngrijnë çdo pronë dhe aset me bazë në SHBA në pronësi të Vulin dhe ndalojnë kompanitë amerikane të bëjnë biznes me subjektet që ai zotëron. Caktimi i Vulinit vjen pas sanksioneve të ngjashme amerikane të vendosura kundër akterëve të tjerë ballkanikë për përfshirje në korrupsion, minimin e demokracisë ose destabilizimin e rajonit. Por nëse BE dhe Britania e Madhe nuk vendosin masa të ngjashme, sanksionet nuk do të jenë aq të dhimbshme për Vulinin ose shokët e tij ballkanas, të cilët priren të bëjnë pjesën më të madhe të biznesit dhe pushimet e tyre në Evropë. BE-ja, në veçanti, preferon ‘përdorimin e shpërblimit dhe ndëshkimit’, por stimujt ekonomikë nuk do të ndryshojnë agjendën e sigurisë së Vuçiqit për rajonin. Perëndimi duhet të bëjë një punë më të mirë për të imponuar kosto ndaj akterëve shkatërrues të Ballkanit. Por për ta bërë këtë në mënyrë efektive, Perëndimi duhet të veprojë si një. Uashingtoni e ka rrokullisur topin. Tani është koha që Evropa të veprojë dhe të bëjë pjesën e saj”, shkruan FDD.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat