Zbulohet haremi i Prigozhin: Marrëdhënie me virgjëresha për të zgjatur rininë

Evropë

Zbulohet haremi i Prigozhin: Marrëdhënie me virgjëresha për të zgjatur rininë

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 16:42
Yevgeny Prigozhin

“Zoti i Luftës” në rusi, Yevgeny Prigozhin, fshihte një harem me vajza të reja në Shën Petersburg, para kryengritjes së armatosur kundër regjimit të Vladimir Putin.

Zbulimin e bën një media e pavarur investigative ruse, The Insider. Një grua e cila pretendon se ja ka shitur virgjërinë miliarderit kur ishte 18 vjeç e që tani është penduar për vendimit, rrëfen se shefi i Wagner-it besonte se marrëdhëniet seksuale me vajza të virgjëra do të zgjasnin rininë e tij. Pretendimet mbi kryemercenarin, që sipas disave kishte ambicie të bëhej president, janë të forta dhe të detajuara.

“Para kryengritjes së dështuar dhe ekzilit në Bjellorusi, Prigozhin mbante të fshehtë një harem vajzash të reja, shumë prej të cilave 18-vjeçare, në dhoma të marra me qira në hotelin “Solo Sokos” në Shën Petërsburg”, shkruan The Insider.Një përfaqësues i sindikatës së punonjësve të seksit, thotë për median se lideri i Wagner kryente marrëdhënie pa përdorur prezervativë, pasi besonte se në këtë mënyrë shkëmbente energjinë me të rejat.

Gruaja e intervistuar nga The Insider, e që identifikon veten si Masha rrëfejnë se e kishte shitur virgjërinë për 40 mijë rubla, ekuivalente për rreth 600 dollarë.

Sipas saj, për të vërtetuar virgjërinë, Prigozhin detyronte vajzat të kryenin kontrolle në një klinikë mjekësore, e cila sipas investigimit të The Insider, lidhej me vajzën e madhe të Putinit Maria Vorontsova. Prigozhin u pagëzua si shef i Putinit, pasi u bë i njohur për organizimin e banketeve në Kremlinin dhe sigurimin e kontratave bujare të kateringut nga qeveria ruse.

Një ish-i burgosur i epokës sovjetike, ai ngriti një ushtri mercenarësh, e cila në mesin e luftës në Ukrainë rekrutoi dhjetëra mijëra të dënuar, të cilëve ju kërkua te luftonin në këmbim të amnistisë nga Putini. Pas rebelimit kundër Kremlinit, duket se ka garantuar përkohësisht sigurinë përmes një ujdie me presidentin rus. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat