BE synon të blejë edhe 12 aeroplanë për të luftuar zjarret

Evropë

BE synon të blejë edhe 12 aeroplanë për të luftuar zjarret

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:22
Foto ilustrim

Bashkimi Evropian (BE) synon të blejë 12 aeroplanë për të luftuar zjarret, sipas kreut të menaxhimit të krizave.

Aeroplanët do të ishin të parët që blloku do t’i zotëronte plotësisht dhe do të përmirësonte aftësinë për të luftuar flakët që po bëhen më të shpeshta për shkak të ndryshimeve klimatike.

BE dyfishoi flotën e saj rezervë ekzistuese të aeroplanëve zjarrfikës, pasi zjarret shkatërruese verën e kaluar në Evropën Jugore shteruan kapacitetet e saja të mëparshme prej 13 mjetesh.

Ky dyfishim i numrave pritet të kushtojë 23 milionë euro, tha Komisioni i BE-së, raporton skynews.

Kroacia, Franca, Greqia, Italia, Portugalia dhe Spanja do të bashkojnë forcat për të paguar 12 të tjera, sipas Janez Lenarcic, Komisioneri i BE-së për Menaxhimin e Krizave.

Vendet e BE-së janë përgjegjëse për reagimin ndaj zjarreve dhe kërkojnë ndihmë nga rezervat e BE-së vetëm kur kanë nevojë.

Prodhuesi De Havilland Canada ka rënë dakord të rifillojë prodhimin e aeroplanit të ashtuquajtur “bombardues uji”.

BE-ja mund të ofrojë gjithashtu mbështetje urgjente për vendet jo anëtare të BE-së.

Blloku mori 11 kërkesa të tilla në vitin 2022 dhe ka pasur katër këtë vit deri më tani – përfshirë në Tunizi, ku aeroplanët rezervë të BE-së aktualisht po luftojnë me flakët. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat