Pse Mbreti Karli III feston ditëlindjen dy herë në vit

Evropë

Pse Mbreti Karli III feston ditëlindjen dy herë në vit

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 19:55
Mbreti Karli III

Mbreti Karli III ndjek shumë nga traditat e vendosura nga nëna e tij, Mbretëresha Elizabeth. Festimi i dyfishtë i ditëlindjes së tij nuk bën përjashtim.

Dy herë në vit që Mbreti Karli III feston ditëlindjen

Çdo vit më 14 nëntor, Mbreti Karli III feston privatisht ditëlindjen e tij. Megjithatë, një fundjavë qershori feston “zyrtarisht” me paradën ushtarake Trooping the Color. Është një traditë që i ka rrënjët në përgatitjet luftarake të së kaluarës dhe daton që nga mbretërimi i George II.

Qershori 2023 ishte hera e parë që u mbajt parada e ditëlindjes për Mbretin Karli III. Ai vetë kishte një rol aktiv në të pasi inspektoi trupat e tij mbi kalë. Hera e fundit që Mbretëresha Elizabeth, e cila vdiq shtatorin e kaluar në moshën 96-vjeçare, u shfaq me kalë në paradë ishte në vitin 1986.

Pas inspektimit të trupave, Mbreti Karli III u kthye në Buckingham dhe së bashku me Mbretëreshën Kamilla dhe pjesën tjetër të familjes mbretërore ndoqën shfaqjen spektakolare ajrore.

Pse ekziston kjo traditë?

Por pse Mbreti Karli III e feston dy herë ditëlindjen? Përgjigja qëndron në motin britanik. Vera në Angli, konkretisht qershori, është koha më e mirë për të mbajtur një paradë. Festimi i dyfishtë u krijua në 1748 kur Mbreti George II kombinoi ditëlindjen e tij me paradën ushtarake vjetore, pasi ai lindi gjithashtu në nëntor.

“Meqë nëntori ishte shumë i ftohtë për një paradë festive të ditëlindjes, ai i lidhi festimet e tij me paradën ushtarake vjetore Trooping the Color,” vëren një dokument i Muzeut Mbretëror të Greenwich.

Kur Princi William të trashëgojë fronin, ai ndoshta do të festojë një herë pasi ditëlindja e tij është më 21 qershor, kështu që ai do ta kombinojë atë me Trooping the Colour.

Duhet theksuar se Mbreti Karli III do të mbushë 75 vjeç nëntorin e ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat