Vitin e ardhshëm, Belgjika mund të ndahet në dysh!

Evropë

Vitin e ardhshëm, Belgjika mund të ndahet në dysh!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 26 korrik 2023 Në ora: 21:03
Foto ilustrim

Belgjika ka pasur prej kohësh një jetë politike kombëtare jofunksionale.

Vendi mban rekordin botëror për kohën më të gjatë që i është dashur për të formuar një qeveri, (mbi 500 ditë). Kryeministri aktual, drejton një qeveri shtatëpalëshe.

Përveç kësaj, prej kohësh kishte tensione midis Flanders / atyre që flasin holandisht në veri dhe pjesës tjetër, Wallonia, në jug që flasin frëngjisht!

Tani frika e rritjes së emigracionit dhe pakënaqësia me qeverinë aktuale mund të çojë në ndarjen e vendit në dysh, raporton Politico.

E sheh Belgjikën si një martesë të detyruar!

Ashtu si shumë vende të tjera evropiane, shqetësimet rreth rritjes së çmimeve dhe emigracionit kanë çuar në rritjen e mbështetjes midis partive të ekstremit të djathtë dhe populiste në Belgjikë.

Në qershor të vitit të ardhshëm ka zgjedhje parlamentare, dhe tani partia e ekstremit të djathtë Vlaams Belang është në krye të sondazheve si parti politike. Megjithatë, kjo parti gjithashtu dëshiron ta bëjë Flandrën një shtet të shkëputur dhe plotësisht të pavarur.

- Ne besojmë se Belgjika është në një martesë të detyruar, thotë për Politico Tom Van Grieken, kreu i partisë Vlaam Belang.

- Nëse njëra nga palët dëshiron divorc, atëherë ne mund të flasim për të si të rriturit (...) Nëse ata nuk duan të vijnë në tryezë me ne, ne e bëjmë atë në mënyrë të njëanshme….)

- Vlaams Belang zotëron çështjen e emigracionit, e cila është shumë e rëndësishme për shumë votues flamandë, thotë për Politico,Nicolas Bouteca, profesor i asociuar në Universitetin e Gentit.

- Kjo është arsyeja kryesore e suksesit të tyre.

Megjithatë, i njëjti sondazh tregon se ndarja apo reforma e shtetit belg është më pak e rëndësishme për votuesit në Flander, se sa mbështetja për Vlaam Belang, i cili mund të shkoi në këtë drejtim.

Kryeministri aktual i Belgjikës, Alexander De Croo, që nga ardhja në pushtet në vitin 2019, kishte sfida në arritjen e marrëveshjes në mes të shtatë partive në qeveri për çështje të rëndësishme. Kjo natyrisht shkakton zhgënjim për shumë belgë.

- Kjo nuk është për shkakun se kemi një parti kombëtare flamande që Belgjika, por për shkakun se Belgjika nuk funksionon…)

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat