Bie borë në Slloveni

Evropë

Bie borë në Slloveni

Më: 26 korrik 2023 Në ora: 22:58
Slloveni

Në Slloveni, e cila ditët e fundit u godit nga një stuhi e fortë, sot ka rënë borë.

Moti jo normal ka goditur kontinentin e Evropës.

Përderisa në disa vende kemi zjarre masive për shkak të temperaturave të larta, në disa të tjera stuhitë kanë shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Pas disa ditësh stuhi dhe reshje shiu, shërbimet meteorologjike sllovene kanë regjistruar sot reshje bore në zonat malore, raporton N1.

Kamera në Kredaricë ka regjistruar reshje bore për një kohë të shkurtër ndërsa temperaturat momentale kapin shifrat prej 1 gradë Celsius.

Ndryshe, stuhia e javës së kaluar ka shkaktuar vdekjen e një personi në shtetin slloven. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat