Zjarret i afrohen Athinës, evidentohet rritje enorme e emetimit të karbonit

Evropë

Zjarret i afrohen Athinës, evidentohet rritje enorme e emetimit të karbonit

Më: 27 korrik 2023 Në ora: 20:13
Zjarret i afrohen Athinës

Zjarret e furishme kanë mbërritur të enjten deri në periferi të Athinës, teksa erërat e forta i kanë ashpërsuar flakët përreth Greqisë, duke i paralizuar shërbimet e trafikut rrugor dhe atij hekurudhor.

Zjarret kanë kapluar pjesë të shumta të vendit gjatë tri valëve të njëpasnjëshme të vapës mesdhetare gjatë dy javësh, duke shkaktuar pesë vdekje, përfshirë edhe dy pilotë të një aeroplani për fikjen e zjarreve.

Krahas kësaj, autoritetet kanë ndërmarrë gjatë javës operacione masive të evakuimit të turistëve nga ishulli i Rodosit.

Helikopterë për fikje zjarri dhe ekipet e zjarrfikjes të angazhuara në terren janë angazhuar që nga mëngjesi në shuarjen e flakëve në Kifissia, në veri të Athinës.

Në qytetin e afërt Volos, zjarret kanë shpërthyer nga të dyja anët, duke e nxitur mbylljen për disa orë të njërës prej autostradave më të frekuentuara të Greqisë.

Agjencia e Bashkimit Evropian që i analizon të dhënat satelitore, ka njoftuar se emetimi i karbonit nga zjarret e muajit korrik në Greqi ishte më i larti i evidentuar ndonjëherë që nga nisja e matjeve rreth 20 vjet më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat