Arrestohet oficeri gjerman, akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

Evropë

Arrestohet oficeri gjerman, akuzohet për spiunazh në favor të Rusisë

Më: 9 gusht 2023 Në ora: 19:45
Foto ilustrim

Një oficer i forcave të armatosura gjermane u arrestua të mërkurën për spiunazh për Rusinë, njoftoi Zyra e Prokurorit Federal. Thomas H. punonte në zyrën e prokurorimit të Shërbimit Federal të Bundeswehr-it për Pajisjet, Informacionin dhe Përdorimin, përgjegjës për pajisjen e forcave gjermane .

Besohet se ka kontaktuar vazhdimisht me ambasadën ruse në Berlin dhe Konsullatën e Përgjithshme Ruse në Bon që në maj me iniciativën e tij dhe ofroi bashkëpunimin e tij. Dyshohet se ai i ka dorëzuar palës ruse informacione në të cilat kishte akses për shkak të pozicionit në forcat e armatosura gjermane.

Qëllimi përfundimtar ishte kalimi i informacionit tek shërbimet e inteligjencës ruse.Hetimet u kryen në bashkëpunim të ngushtë me Shërbimin Federal të Kundërzbulimit Ushtarak dhe Shërbimin Federal për Mbrojtjen e Kushtetutës, ndërsa për oficerin u lëshua një urdhër arresti më 27 korrik.

Më 9 gusht, Thomas H. doli para hetuesisë dhe tani ndodhet në paraburgim. Akuzat me të cilat përballet janë deri në 10 vjet burg.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat