​Copa raketash ruse bien në spitalin e fëmijëve në Kiev, thonë nga administrata ushtarake

Evropë

​Copa raketash ruse bien në spitalin e fëmijëve në Kiev, thonë nga administrata ushtarake

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 11:35
Pamje nga lufta në Ukrainë

Disa copa raketash ranë në një spital për fëmijë në rrethin Obolonskyi të Kievit të premten në mëngjes, sipas administratës ushtarake të qytetit.

"Informacioni mbi viktimat dhe dëmet po sqarohet," tha Serhii Popko, kreu i administratës ushtarake në Kiev, raporton CNN.

Më herët, kryetari i Komunës së Kievit, Vitali Klitschko, tha se shpërthime mund të dëgjoheshin në qytet, të cilat mund të kenë qenë mbrojtje ajrore ukrainase.

Paralajmërimi për sulm ajror në kryeqytet ka përfunduar pak më parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat