E tronditi Bosnjën - Vrasësi hyri live në Instagram: Po pres ta mbush armën dhe të vazhdoj, kam më shumë njerëz për të vrarë

Evropë

E tronditi Bosnjën - Vrasësi hyri live në Instagram: Po pres ta mbush armën dhe të vazhdoj, kam më shumë njerëz për të vrarë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 16:37
Nermin Sulejmanoviq

Nermin Sulejmanoviq, vrasësi nga Gradaçaci i Bosnjës, ka hyrë live në Instagram pas vrasjeve të tmerrshme që ka kryer sot, shkruan gazeta boshnjake Avaz.ba.

“Kam vrarë babë e bir. Zoti e di se si ata u përplasën me mua. Unë vrava një grua dhe dy armiq. Shpresoj se kam vrarë edhe policin. Fëmija është gjallë”, thotë ai në videon e publikuar.

“Po pres të mbush armën dhe të vazhdoj, kam më shumë njerëz për të vrarë–” shton ai në video.

Krahas regjistrimit, Sulejmanoviq publikonte vazhdimisht storie, si dhe publikoi edhe një foto ku shihej me gruan dhe foshnjën e tij, të cilën e hoqi dhe e zëvendësoi me një foto të tij vetëm me vogëlushen.

Menjëherë pas kësaj, mediat boshnjake raportuan se ai ishte vetëvrarë para policisë.

Sulejmanoviq, i cili ishte një trajner fitnesi, vrau gruan e tij dhe të paktën dy persona të tjerë të premten dhe postoi një video të vrasjes në Instagram.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat