Valencia vendos rekord të ri të nxehtësisë gjatë valës së tretë të të nxehtit në Spanjë

Evropë

Valencia vendos rekord të ri të nxehtësisë gjatë valës së tretë të të nxehtit në Spanjë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 19:48
Foto ilustrim

Qyteti spanjoll i Valencias theu një rekord të nxehtësisë të enjten kur arriti 46.8°C.

Rekordi i ri u vendos në aeroportin e Valencias, tha agjencia meteorologjike spanjolle Aemet.

Dhe vapa ekstreme ka bërë të vështira kushtet e jetesës në qytetin bregdetar mesdhetar.

“Kjo verë ishte e tmerrshme… ne nuk mund të jetojmë në apartamentet tona”, ka thënë banori i Valencias, Nazim Ali.

“Natën vendosim kondicionerin ose ventilatorin. Gjatë ditës përpiqemi të largohemi sa më vonë (…) dhe shkojmë në plazh”, thotë Roberto Giménez, një tjetër banor.

Siç thuhet në shkrimin e Euronews, Spanja është në mes të valës së tretë të të nxehtit të verës.

Atje, tetë zona rreth qyteteve Valencia dhe Murcia janë në alarm të kuq, që do të thotë rrezik ekstrem për shkak të nxehtësisë.

Ndryshe, rekordi historik për Spanjën u thye më 14 gusht 2021, me 47.6°C të regjistruar në La Rambla, në jug të Kordobës, në Andaluzi (në jug).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat