Gjykatat ruse ua falin borxhet të burgosurve të rekrutuar për të luftuar në Ukrainë

Evropë

Gjykatat ruse ua falin borxhet të burgosurve të rekrutuar për të luftuar në Ukrainë

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:37
Vladikavkaz, Rusi. Fotografi ilustruese.

Shërbimi i përmbarimit gjyqësor i Rusisë ka filluar t’ua falë të gjitha borxhet ish të burgosurve rusë, të cilët kanë shërbyer në njësinë Stuhia Z në luftën në Ukrainë.

Ligji aktual lejon që procedurat gjyqësore të pezullohen përkohësisht kundër anëtarëve të ushtrisë, por nuk ka ligje të cilat lejojnë fshirjen e borxheve të anëtarëve të ushtrisë.

Të dhënat e publikuara më 11 gusht nga shërbimi përmbarimor tregojnë se borxhet e disa mercenarëve, përfshirë të ladislav Kanus, Pavel Alehin, and Oleg Batishev, janë fshirë.

Të tre këta personi kanë qenë të dënuar më burgim për vrasje.

Anëtarët e njësisë Stuhia Z, e mbledhur në shkurt 2023, u rekrutuan nga burgjet ruse për të luftuar për ushtrinë ruse në Ukrainë.

Në vitin 2022, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e kishte nënshkruar një ligj i cili mundësonte fshirjen e borxheve në rast të vrasjes në “operacione speciale ushtarake”./REL

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat