Kriza në Mal të Zi/ ‘Nuk largohem nga politika’, Abazoviç: Qeveria e re duhet të formohet sa më shpejt

Evropë

Kriza në Mal të Zi/ ‘Nuk largohem nga politika’, Abazoviç: Qeveria e re duhet të formohet sa më shpejt

Më: 11 gusht 2023 Në ora: 20:59
Dritan Abazoviç

Kryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviç ka deklaruar se është pro vendimit që qeveria e re të formohet sa më shpejt të jetë e mundur.

Në një intervistë për mediat, Abazoviç u shpreh i vendosur se pavarësisht, nëse do të jetë apo jo pjesë e pushtetit të ri ekzekutiv, ai nuk do të tërhiqet nga politika.

“Do të dëshiroja që sa më shpejt të formohet qeveria”, tha Abazoviç .

Ai shton se nuk sheh asnjë arsye për të marrë një vendim të tillë që të largohet nga politika, duke shtuar se në politikë ka hyrë për të dhënë kontribut që situate në Mal të Zi të ndryshojë për mirë.

“Pse duhet të tërhiqem nga politika, në politikë kam arritur gjithçka. Kam hyrë në politikë për të dhënë një kontribut që Mali i Zi të ndryshojë për mirë dhe të bëhet anëtar i BE-së dhe në këtë kontekst dua të jap një kontribut”, ka thënë ndër të tjera Abazoviç.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat