I nxehti ‘rekord’ pushton Poloninë, rajoni juglindor në alarm

Evropë

I nxehti ‘rekord’ pushton Poloninë, rajoni juglindor në alarm

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 00:26
Foto ilustrim

Temperaturat e larta që kanë pushtuar Europën këtë verë, kanë arritur dhe në Poloni. Vendi me klimë të freskët, po përgatitet të përballet me temperatura që do tejkalojnë, sipas meteorologëve, 34 gardë celsius.

Temperaturat e larta janë të zakonshme në verë, dhe po, kjo verë që tashme po mbaron, ishte tepër e nxehtë. Shifrat e termometrit kanë thyer rekordet me vlera tepër të larta në shumë shtete europiane, të cilat kanë tejkaluar nivelin e 40 gradë Celsius. Vala e të nxehtit që përfshiu kontinentin në muajin qershor dhe korrik, nuk e kurseu dhe rajonin e Polonisë së Veriut.

Qendra e Sigurisë polake ka dhënë alarmin: temperaturat këtë javë do të kalojnë shifrën e 30 gradëve, madje pritet të tekalojnë dhe shifrën “e pamundur” për vendin, prej 34 gradë Celsius.Por si po e përballojnë vapën qytetarët polak, apo turistët e huaj të ardhur nga i nxehti europian në kërkim të temperaturave zakonisht të freskëta?

“Zgjohem herët në mëngjes, bëj ushtrime në shtëpi, e më pas dal nga shtëpia”

“Largohem nga shtëpia herët në mëngjes ose përpiqem të rri të paktën deri pasdite. Lëviz me biçikletë në hije që të freskohem”

“I hap dritaret e shtëpisë në mëngjes për të freskuar ambientin. Më pas i mbylle dhe largohem për një shëtitje. Kur kthehem apartamenti është më i freskët.”-

“Përpiqem ti kaloj ditët në natyrë. Vij këtu te liqeni dhe ulem kaloj kohën. Këtu pranë kullës ka ajër të freskët. Por mbi të gjitha përpiqem të pi sa më shumë uji.”- shprehen qytetarët.

Instituti polak i Meteorologjisë dhe Menaxhimit të Ujit paralajmëron për temperaturat e larta  që do të pushtojnë në ditët në vijim pjesën juglindore dhe qendrore të vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat