Bombardimet ruse në Donetsk, 14 mijë banorë pa energji elektrike

Evropë

Bombardimet ruse në Donetsk, 14 mijë banorë pa energji elektrike

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 16:52
Foto ilustrim

Rreth 14,000 njerëz në rajonin e vijës së parë të Donetskut kanë mbetur pa energji pasi bombardimet ruse preku prodhimin në një termocentral, sipas operatorit të rrjetit të Ukrainës, Ukrenergo.

“Terrori armik vazhdon në vijën e frontit dhe në rajonet kufitare me Rusinë. Në rajonin e Donetskut, linjat ajrore 110 kV u shkëputën dy herë për shkak të granatimeve të armikut. Kjo rezultoi në prodhimin e kufizuar të energjisë elektrike në një nga termocentralet në rajonin e Donetsk, “tha Urkenergo në një deklaratë të premten, shkruan CNN.

Disa konsumatorë në rajonet Kharkiv, Sumy, Chernihiv, Zaporizhzhia dhe Kherson gjithashtu kanë mbetur pa energji elektrike.

Operatori tha gjithashtu se muaj pas shembjes së digës Nova Kakhovka, rreth 11,000 njerëz ishin ende pa energji elektrike në rajonin Kherson.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat