Vrau 7 foshnja dhe tentoi të vriste dhe dy të tjera, momenti i arrestimit të infermieres

Evropë

Vrau 7 foshnja dhe tentoi të vriste dhe dy të tjera, momenti i arrestimit të infermieres

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 20:39
Lucy Letby

Lucy Letby është shpallur fajtore për vrasjen e shtatë foshnjave në një pavion të një spitali në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç shkruan BBC, vrasjet ndodhën në një spital në Chester midis qershorit 2015 dhe qershorit 2016.

Ky është momenti kur policia arrestoi infermieren Letby në shtëpinë e saj në Cheshire, Mbretëria e Bashkuar.

 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by BBC News (@bbcnews)

Viktimat e saj përfshinin dy vëllezër binjakë, të vrarë brenda 24 orëve nga njëri-tjetri, një të porsalindur që peshonte më pak se 1 kg dhe një vajzë e lindur 10 javë para kohe, e cila u vra pas katër herë përpjekjesh.

Infermierja, e cila ishte 20 vjeç kur kreu sulmet, është gruaja e tretë që do t’i jepet një dënim i përjetshëm. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat