Rusia “ul armët” për herë të parë që nga fillimi i luftës, avionët e Putinit fluturojnë në “qiellin” e Evropës

Evropë

Rusia “ul armët” për herë të parë që nga fillimi i luftës, avionët e Putinit fluturojnë në “qiellin” e Evropës

Më: 18 gusht 2023 Në ora: 21:53
I menjëhershëm ishte reagimi i avionëve britanikë.

Nuk ka ndodhur për një kohë të gjatë për shkak të kufizimeve të vendosura nga Bashkimi Evropian ndaj Moskës, por për shkak të kushteve të pafavorshme atmosferike tre avionë rusë pasagjerësh fluturuan mbi hapësirën ajrore të Finlandës dhe Estonisë. Moti i keq, në fakt, e bëri të mundur këtë situatë. 

Agjencia Federale e Transportit Ajror, në faqen e saj të internetit, ka bërë një njoftim të shkurtër, lidhur me situatën.

“Më 17 gusht, tre avionë të linjave ajrore ruse Rossiya, Ural Airlines dhe Severny Wind ndërsa fluturonin mbi ujërat neutrale për në dhe nga Kaliningrad, u detyruan të kalonin kufijtë ajror të Finlandës dhe Estonisë për shkak të kushteve të vështira të motit dhe të një stuhie. Shërbimet e navigimit ajror të këtyre shteteve, në bashkëpunim me Qendrën Rajonale të Sistemit të Unifikuar të Menaxhimit të Trafikut Ajror të Rusisë, siguruan mirëmbajtjen e sigurt të avionëve rusë”, thuhej në njoftim.

Rosaviatsia, pra Agjencia Federale, falënderoi autoritetet kompetente të Finlandës dhe Estonisë për ndihmën e tyre duke nënvizuar se pala ruse është e gatshme të sigurojë trafik ajror të sigurt të avionëve të shteteve të huaja në hapësirën ajrore të Federatës Ruse, nëse është e nevojshme. Derisa Vladimir Putin të tërheqë trupat e tij nga Ukraina, do të jetë e vështirë të arrihet një armëpushim, por sinjali nga Moska, ishte padyshim “pozitiv”. Të mos harrojmë, megjithatë, se siç ka ndodhur disa herë në të kaluarën, mund të jetë thjesht një “blic rus”. Vetëm tre ditë më parë Forcat Ajrore Britanike përgjuan dy bombardues rusë që ndodheshin pranë Skocisë.

I menjëhershëm ishte reagimi i avionëve britanikë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat