Moska sulmon me raketë qytetin e Chernihivit, 7 të vrarë, 90 të plagosur

Evropë

Moska sulmon me raketë qytetin e Chernihivit, 7 të vrarë, 90 të plagosur

Më: 19 gusht 2023 Në ora: 14:48
Foto ilustrim

Shtatë persona, mes tyre dhe një fëmijë 6-vjeçar u vranë dhe 90 të tjerë u plagosën kur një raketë ruse goditi sheshin kryesor të qytetit historik në veri të Ukrainës, Chernihivin. Njoftimi u bë të shtunën nga ministria e Brendshme e Ukrainës.

Sulmi ndodhi ndërsa banorët e qytetit ishin nisur për në kishë me rastin e një festë fetare thanë autoritetet ukrainase, duke shtuar se 12 nga të plagosurit ishin fëmijë dhe 10 prej tyre, oficerë policie.

"Një raketë ruse goditi qendrën e Chernihivin tonë, sheshin, universitetin politeknik, dhe një teatër", shkruante në rrjetin social Telegram Presidenti Volodymyr Zelenskiy, i cili ndodhet për një vizitë pune në Suedi.

“Një e shtunë e zakonshme, të cilën Rusia e ktheu në një ditë dhimbjeje dhe humbjeje”, shkruante ai më tej.

Në një video të shkurtër që shoqëronte postimin e zotit Zelenskiy shfaqeshin mbeturina të shpërndara nëpër një shesh përpara teatrit, si dhe makina të parkuara, të dëmtuara rëndë.

Chernihivi njihet si një qytet i kishave shekullore. Ai shtrihet rreth 145 km në veri të kryeqytetit të vendit, Kievit. Ministria e Brendshme tha se si pasojë e sulmit çatia e teatrit ishte shkatërruar.

Rusia ka sulmuar m eraketa e dronë qytetet ukrainase që ndodhen larg vijës së frontit, si pjesë e asaj që e quan një operacion special ushtarak, që nisi në shkurt të vitit të kaluar.

Forcat ajrore ukrainsase njoftuan më herët të shtunën, se kishin rrëzuar 15 nga 17 dronë iranianë Shahed, pjesë e një sulmi që Moska kishte ndërmarrë gjatë natës./VOA

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat