Ishte duke notuar, peshku i madh kafshon gruan tek të pasmet

Evropë

Ishte duke notuar, peshku i madh kafshon gruan tek të pasmet

Më: 20 gusht 2023 Në ora: 11:28
Në mediat greke thuhet se gruaja ka qenë duke notuar mjaft thellë kur ka ndjerë një pickim në të pasmet e saj

Një grua në Kretë, Greqi është kafshuar nga një peshk i madh teksa po lahej në plazhin Marathi.

Në mediat greke thuhet se gruaja ka qenë duke notuar mjaft thellë kur ka ndjerë një pickim në të pasmet e saj, sipër rrobave të banjës. Në atë moment ajo pa se ishte kafshuar nga një peshk i madh, të cilin e njohu pasi pa dhëmbët e tij.

Ajo ka treguar se në vendin ku është kafshuar nga peshku ka mavijosje të mëdha.

Autoritetet njoftuan biznesmenët e zonës, për të paralajmëruar qytetarët që të jenë më të kujdesshëm gjatë notit për të shmangur incidente të ngjashme në të ardhmen.

Gruaja ka marrë ndihmën e parë, ndërsa ka kontaktuar edhe me një të njohur peshkatar, i cili e ka informuar se kafshimi mbi rroba banje ka rezultuar shpëtimtar për të, pasi nuk i ka shkaktuar problem më të madh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat