Kremlini detyron ushtarët të ‘dorëzojnë automjetet e tyre private’

Evropë

Kremlini detyron ushtarët të ‘dorëzojnë automjetet e tyre private’

Më: 22 gusht 2023 Në ora: 08:41
Foto ilustrim

Rusia ka filluar të ndiejë në masë të madhe efektet e sanksioneve perëndimore, por edhe nga humbjet në fushëbetejë në Ukrainë.

Pasi që dështoi të sigurojë trupat e saj me transport, ka bërë që ministria ruse e Mbrojtjes të urdhërojë ushtarët të dorëzojnë veturat e tyre, thuhet në raportin më të fundit të Institutit për Studimin e Luftës.

Ky institut citon blogerët ushtarakë të cilët theksuan se veturat e tyre private janë “zhdukur” ose transferuar diku tjetër – e ata që po refuzojnë t’i dorëzojnë po ndëshkohen për shkelje të lehta.

“Personeli rus po ndihet sikur janë në luftë me eprorët e tyre”, pretendon një bloger ushtarak, raporton ISW.

Nuk janë vetëm mjetet e lehta transportuese, ushtarëve rusë që po luftojnë në rajonin e Khersonit nuk u janë siguruar as anijet, thuhet ndër tjera në ISW.

Disa njësi po ballafaqohen edhe me mungesë të artilerisë – duke u detyruar të përdorin ato të skaduara që janë më pak precize dhe të papërshtatshme për beteja të ashpra. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat