Dodik deklaroi se Schmidt do të arrestohet nëse vjen në Republika Srpska, reagon Gjermania

Evropë

Dodik deklaroi se Schmidt do të arrestohet nëse vjen në Republika Srpska, reagon Gjermania

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 20:55
Dodik, Schmidt

I dërguari i posaçëm i qeverisë gjermane për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, tha në Sarajevë se Gjermania nuk do të lejojë që Republika Srpska t’ia ndalojë hyrjen e Përfaqësuesit të Lartë, Christian Schmidt në territorin e atij entiteti të Bosnje-Hercegovinës.

“Kjo nuk është e drejtë, ne e kundërshtojmë dhe nuk do ta lejojmë”, theksoi Sarrazin, duke komentuar deklaratën e presidentit të Republika Srpska, Milorad Dodik se do të miratojë një dekret për t’ia ndaluar hyrjen Schmidt në atë entitet dhe se policia do ta arrestojë, nëse do të përpiqet të hyjë.

Zyrtari gjerman tha se Dodik “sillet në mënyrë jokonstruktive dhe të papërgjegjshme ndaj funksionit të përfaqësuesit të lartë” dhe se deklarata “flet më shumë për Dodikun dhe një mënyrë e tillë e të folurit nuk të dërgon askund”, raporton N1.

Duke folur për vendimin e qeverisë gjermane për pezullimin e financimit të katër projekteve në Republika Srpska, Sarrazin tha se shkak për këtë ishin njoftimet për pavarësi dhe masat e miratuara nga Dodik.

“Ne nuk shohim mundësi për të vazhduar me katër projektet strategjike, duhet t’i pezullojmë… Duhet të kuptoni se taksapaguesit gjermanë presin që këto lloj projektesh të jenë të sigurta kur Gjermania të hyjë në to”, tha ai.

Sarrazin është paralajmëruar se do të takohet gjatë ditës së nesërme me Dodikun në Banja Lluka. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat