Itali/ Meloni miraton masa më të ashpra për trajtimin e krimit të të miturve

Evropë

Itali/ Meloni miraton masa më të ashpra për trajtimin e krimit të të miturve

Më: 6 shtator 2023 Në ora: 23:19
Meloni

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, do të miratojë masat e reja për trajtimin e krimit të të miturve në mbledhjen e kabinetit nesër në mesditë.

Siç raportojnë mediat italiane, në mbledhjen e kësaj të mërkure, ku morën pjesë ministrat përkatës, iu referuan nismave specifike që kanë si objektiv kryesor reduktimin e krimit të fëmijëve, kryesisht në jug të Italisë.

Siç shkruan gazeta La Repubblica, tani e tutje, jo vetëm të rriturit, por edhe adoleshentët nga mosha katërmbëdhjetë deri në tetëmbëdhjetë vjeç, të shoqëruar nga prindër ose kujdestarë, do të mund të thirren në komisariat për një bisedë me oficerin përgjegjës.

Në rastin e të miturve që janë dënuar për trafik droge, armëmbajtje apo krime kundër qytetarëve apo pronës, drejtori i policisë do të jetë në gjendje t’i propozojë autoritetit gjyqësor që t’u ndalohet aksesi në internet si dhe mbajtja e një telefoni celular. Në të njëjtën kohë, duhet të ndryshohet edhe ligji për dënimin e prindërve apo kujdestarëve që nuk bëjnë atë që është e nevojshme që çdo fëmijë të përfundojë ciklin e mësimit të detyrueshëm shkollor. Domethënë deri në moshën katërmbëdhjetë vjeç, që në Itali përkon me marrjen e diplomës së 3-të të shkollës së mesme. Deri më tani ishte vendosur vetëm gjobë prej 30 eurosh, ndërsa në të ardhmen mund të dënohen deri në dy vjet burg.

Së fundi, gjatë tre viteve të ardhshme, 32 milionë euro do të ndahen me qëllim rritjen e numrit të mësuesve në shkollat ​​e Italisë për të bërë përpjekje të reja për të reduktuar numrin e nxënësve që braktisin bankat dhe “rekrutohen” nga rrjetet e krimit të organizuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat