Fenomeni “Daniel” godet Greqinë, moti i keq zgjon banorët në kushte skandaloze

Evropë

Fenomeni “Daniel” godet Greqinë, moti i keq zgjon banorët në kushte skandaloze

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:19
Greqi

Greqia është goditur nga një mot i keq, i quajtur si fenomeni “Daniel” në mëngesin e kësaj të enjte.

Një qytet i mbytur në baltë, me pamjet që janë filmuar me dron duke treguar gjendjen skandaloze në të cilën është përfshirë Volos dhe mbi 20 mijë njerëz në periferi të Agrias dhe Lechonias, të cilët janë përballur me pasojat e këtij moti të keq.

Pa energji elektrike për shumë orë, pa ujë të pijshëm, pa transport, telekomunikacion dhe internet, situata në Volos shihet e pashpresë për banorët. Banorët e Magnezisë po shohin qiellin, pasi qyteti nuk mund të përballojë një tjetër fatkeqësi natyrore.

Sipas përditësimeve nga EMY, mësohet se moti i keq “Daniel” do të zgjasë deri të enjten pasdite. Konkretisht, reshje të dendura shiu dhe stuhi parashikohen në Thesali, Sporada, Sterea qendrore dhe lindore (kryesisht prefekturat Evrytania, Fthiotida) dhe Evia veriore.

Nga pasditja e vonë dukuritë do të dobësohen.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat