E tmerrshme, gjyshi dhe xhaxhai përdhunojnë për vite me radhë dy mbesat, arrestohen edhe prindërit

Evropë

E tmerrshme, gjyshi dhe xhaxhai përdhunojnë për vite me radhë dy mbesat, arrestohen edhe prindërit

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 09:38
Foto ilustrim

Katër persona kanë rënë në prangat e policisë italiane për disa vepra penale duke nisur nga sulmet seksuale tek përdhunimet në grup ndaj dy motrave. Ngjarja ka ndodhur në Monreale, në provincën e Palermos dhe në pranga kanë rënë gjyshi, xhaxhai dhe prindërit e dy vajzave të abuzuara.

Dy viktimat janë tani 13 dhe 20 vjeç. Hetimi i koordinuar nga prokuroria e Palermos, i lindur nga fjalët e vajzës së vogël, ka çuar në arrestimin e dy përdhunuesve dhe prindërve të viktimës, të cilët sipas organit të akuzës, edhe pse në dijeni kanë heshtur.

Abuzimet ndodhën kur vajza e vogël ishte vetëm 6 vjeçe dhe vazhdoi për vite me rradhë. “Kur më gjeti babai më pyeti pse po qaja dhe unë i thashë se gjyshi dhe xhaxhai im më bënë këtë. Babai u inatos shumë me të dy. Pastaj nuk i tregova më askujt. Por pastaj ndodhi përsëri dhe përsëri. Pastaj thashë mjaft”.

Nga hetimet rezultoi se ishte dhunuar edhe motra e madhe e 13-vjeçares.

“E gjithë familja e di për këtë gjë”, rrëfen vajza duke shtuar: “Më pas ka pasur një debat mes gjyshit dhe nënës sime dhe nëna i ka thënë gjyshit se nëse do të kishte bërë diçka herën tjetër do ta kishte raportuar. Gjyshin nuk e kam parë që nga ditëlindja. Atë ditë festova ditëlindjen me tortë, tullumbace dhe dhurata. Aty ishin gjithë familja dhe gjyshërit, edhe ky gjyshi. Kjo gjë me gjyshin ka ndodhur edhe herë të tjera”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat