Moti i keq dhe fenomeni “Daniel”, Greqia në orë tmerri, pamje dramatike pas përmbytjeve

Evropë

Moti i keq dhe fenomeni “Daniel”, Greqia në orë tmerri, pamje dramatike pas përmbytjeve

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 10:10
Greqi

Një tjetër natë e vështirë ishte kjo që kaloi në Greqi, për shkak të përmbytjeve në Kardhica dhe Trikala shkaktuar nga fenomeni Daniel.

Pamje shokuese vijnë nga Kardhica, ku banorët në mëngjes gjetën shpëtim vetëm në tarracat dhe çatitë e shtëpive dhe janë në pritje të evakuimit.

Zjarrfikësit dhe ekipet e shpëtimit janë duke zhvilluar operacione për evakuimin e banorëve të rrezikuar, ndërkohë që thirrjet për helikopterë e ekipe të urgjencës dërgohen vazhdimisht në median dhe median sociale. Siç raporton televizioni Mega, ka informacione për 3 familje me fëmijë të zhdukur në fshatin Rizovuni.

Kërkimet për gjetjen e tyre po kryhen në kushte jashtëzakonisht të pafavorshme, ku uji dhe balta ka mbuluar gjithçka. Zyrtarisht flitet për 3 humbje jete dhe 2 persona të humbur. Situatë dramatike eshte edhe në kryeqytetin grek, ku pamjet tregojnë përrenj uji që marrin me vete njerëz dhe të tjerë që përpiqen t’i shpëtojnë.

Kryeministri Mitsotakis ka anuluar vizitën në Panairin Ndërkombëtar të Selanikut për shkak të pasojave të shkaktuara nga fenomeni Daniel.

Meteorologët në Greqi, parashikojën që nga sot pasdite gradualisht fenomeni të dobësohet, të ulet sasia e reshjeve dhe të qetësohen erërat ndërsa nga nesër në vend do të ketë mot me diell, duke i dhënë fund frikës dhe dëshpërimit të qindra njerëzve që rrezikojnë jetën e tyre.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat