Skandal në Bosnje dhe Hercegovinë, Shërbimi Sekret përgjonte politikanë e gazetarë pa urdhër gjykate?

Evropë

Skandal në Bosnje dhe Hercegovinë, Shërbimi Sekret përgjonte politikanë e gazetarë pa urdhër gjykate?

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 11:22
Elmedin Konakoviq

Kreu i diplomacisë së Bosnje dhe Hercegovinës, Elmedin Konakoviq, ka deklaruar në një intervistë dhënë mbrëmë se Shërbimi Sekret i këtij vendi i njohur si OSA ka përgjuar ilegalisht qindra persona, përfshirë politikanë e gazetarë, duke akuzuar rënë menaxhmentin dhe partinë demokratike të Bosnjës për këto  veprime.

Konakoviq që është në kryer të partisë në pushtet “Populli dhe Drejtësia”, ka thënë se keqpërdorime në OSA janë zbuluar pasi që qeveria e re ka marrë postet dhe Osman Mehmedagiqin e shkarkoi nga posti i drejtorit të OSA-s, pasi konsiderohet i afërt me Partinë e Veprimit Demokratik.

“Më e rëndësishme ka qenë shkarkimi i kreut të OSA-s. Ai ka qenë koka, mbrojtësi i të gjitha proceseve”, theksoi Konakoviq.

Madje pretendon se ekzistojnë “qindra raste të përgjimeve të personave nga politikanë deri në gazetarë – oponentë të regjimit që janë përgjuar pa urdhër të gjykatës.

“E di se kanë përdorur kartela të dyfishta, se kanë mundur të falsifikonin kartelën tuaj, timen dhe të merrnin telefonat tonë dhe mesazhet”, shtoi Konakoviq, duke pranuar se të gjitha rastet e abuzimit i janë dorëzuar Prokurorisë në BeH.

Ish-drejtori i OSA-së, Osman Mehmadagiq Osmica, u fut në listën e zezë të zyrtarëve të sanksionuar nga autoritetet amerikane menjëherë pas shkarkimit të tij në fillim të këtij viti.

Ata e akuzuan se ka keqpërdorur punën e kësaj agjencie të sigurimit në favor të SDA-së. E Konakoviq është i bindur se Osmica ka punuar në interes të kreut të SDA-së. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat