820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi

Evropë

820 persona shpëtohen nga ekipet emergjente në Greqi

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 17:55
Foto nga vendi i ngjarjes

Pjesa qendrore e Greqisë po vazhdon të përballet me përmbytjet e mëdha pas disa ditësh me shiu.

Zjarrfikësit grekë kanë gjetur trupin e pajetë të një personi në afërsi të qytetit Karditsa, një prej zonave më të dëmtuara nga përmbytjet.

Autoritetet greke kanë angazhuar zhytës dhe specialistë të ujit për shkak se niveli i ujit ka arritur deri në dy metra.

Departamenti i zjarrfikësve ka njoftuar se që prej të martës janë shpëtuar 820 persona nga përmbytjet.

Një person që ishte raportuar i zhdukur që prej të mërkurës është gjetur në rrjedhën e lumit në pjesën qendrore të Greqisë.

Me përmbytje të mëdha janë përballur Turqia dhe Bullgaria.

Përmbytjet kanë goditur Greqinë vetëm pak javë pas zjarreve nga të cilat kanë mbetur të vdekur 20 persona, të cilët dyshohet se janë emigrantë që sapo kishin arritur në Greqi nga Turqia.

Nga zjarret janë djegur më shumë se 80 mijë hektarë tokë në Greqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat