Gjermania nënshkruan marrëveshje me Italinë, Spanjën dhe Suedinë për të zhvilluar pasardhësin e tankut “Leopard 2”

Evropë

Gjermania nënshkruan marrëveshje me Italinë, Spanjën dhe Suedinë për të zhvilluar pasardhësin e tankut “Leopard 2”

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 18:59
Foto ilustrim

Gjermania ka nënshkruar marrëveshje me Italinë, Spanjën dhe Suedinë për zhvillimin e një pasuesi të tankut Leopard 2, raportoi të mërkurën e përditshmja gjermane e biznesit Handelsblatt.

Nëse konfirmohet, marrëveshja me siguri do të shqetësonte Francën, e cila në vitin 2017 ra dakord me Berlinin për të zhvilluar një tank të përbashkët franko-gjerman për të pasuar Leopard 2 gjerman dhe Leclerc francez në një projekt të rrethuar nga vonesa dhe mosmarrëveshje, shkruajnë mediat e huaja.

Nisma do të bëhet nën udhëheqjen e Krauss-Maffei Wegmann (KMW) dhe Rheinmetall, prodhuesit gjermanë të armëve që ndërtojnë Leopard 2, raportoi Handelsblatt, duke cituar burime të paidentifikuara të industrisë dhe politikës.

Ministria gjermane e mbrojtjes nuk i është përgjigjur menjëherë një kërkese për koment.

Vonesat në projektin e propozuar franko-gjerman kanë tensionuar lidhjet tashmë “të sprovuara” nga dallimet mbi temat e energjisë dhe pyetjen se deri në çfarë mase Evropa duhet të bëhet e pavarur nga SHBA-ja në politikën e saj të sigurisë.

Megjithatë, ministrat e mbrojtjes të Francës dhe Gjermanisë thanë në korrik se ata kërkuan t’i jepnin një shtysë të re iniciativës dhe kishin ngarkuar shefat e tyre të ushtrisë që të përcaktonin skicat e përafërta të aftësive të tankut të ri, për të pasur një dokument bazë gati deri në fund të vitit. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat