Zelensky përgëzon ushtrinë për ‘aksionin efektiv’ në kundërsulm

Evropë

Zelensky përgëzon ushtrinë për ‘aksionin efektiv’ në kundërsulm

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 23:26
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky uroi sot tre njësi ushtarake për veprimin e tyre “shumë efektiv” kundër trupave ruse në frontin në Ukrainën lindore dhe jugore.

Zelensky dha pak detaje në fjalimin e tij, por tha se një njësi e Gardës Kombëtare po luftonte në lindje dhe dy në jug, pikat kryesore të kundërofensive tre mujore të Kievit.

“Faleminderit, ushtarë, për rezultatet shumë efektive në shkatërrimin e pushtuesve”, tha Zelensky.

“Dhe rezultatet janë pikërisht ato që Ukraina ka nevojë tani.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat