Parlamenti gjerman miraton projektligjin e diskutueshëm të ngrohjes

Evropë

Parlamenti gjerman miraton projektligjin e diskutueshëm të ngrohjes

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 20:59
Parlamenti gjerman

Parlamenti gjerman miratoi sot legjislacionin e diskutueshëm që synon heqjen graduale të sistemeve të ngrohjes me naftë dhe gaz, për të reduktuar emetimet e serrave.

Për muaj të tërë, ndryshimet e propozuara në Aktin e Energjisë së Ndërtesave të Gjermanisë kanë qenë subjekt i debatit intensiv politik.

Sipas ligjit, sistemet e sapo instaluara të ngrohjes si në ndërtesat e vjetra ashtu edhe në ato të reja, duhet të furnizohen me energji të paktën 65% nga energjia e rinovueshme.

Kërkesat për ndërtesat e reja do të hyjnë në fuqi në fillim të vitit 2024, ndërsa rregullat për ndërtesat e vjetra do të prezantohen më vonë.

Ligji pritet ende të shqyrtohet nga Bundesrat, një këshill i përbërë nga krerët e 16 shteteve të Gjermanisë, në fund të shtatorit.

Mbështetësit e propozimit thonë se është e nevojshme të reduktohen emetimet dhe të përmbushen angazhimet e Gjermanisë për klimën.

Kritikët pretendojnë se kërkesat do të imponojnë kosto të reja të mëdha për banorët dhe kompanitë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat