Zelensky: Aleatët e Ukrainës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë

Evropë

Zelensky: Aleatët e Ukrainës kanë lehtësuar sanksionet ndaj Rusisë

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 21:45
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky ka thënë se aleatët e vendit të tij kanë lehtësuar sanksionet e vendosura ndaj Rusisë.

Zelensky bëri thirrje për një përpjekje të ripërtërirë për të vendosur masa të mëtejshme ndëshkuese ndaj Moskës, shkruan Al Jazeera.

“Në këtë kohë, ne shohim një pauzë shumë të gjatë nga partnerët tanë për sa i përket sanksioneve,” tha ai në fjalimin e tij të natës me video të premten.

“Dhe përpjekjet shumë aktive ruse për t’iu shmangur sanksioneve.”, shtoi Zelensky.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat