Putin: Konflikti në Ukrainë është provokuar qëllimisht nga Perëndimi

Evropë

Putin: Konflikti në Ukrainë është provokuar qëllimisht nga Perëndimi

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:31
Vladimir Putin

Perëndimi ka provokuar “qëllimisht” konflikt në Ukrainë për të kufizuar rritjen ekonomike dhe zhvillimin e Rusisë.

Kështu tha presidenti rus, Vladimir Putin në një takim me shkencëtarët e rinj nga Qendra Federale Bërthamore Ruse në Sarov, sipas asaj që raporton agjencia e lajmeve ruse “Tass”.

Duke kujtuar bisedën e tij të mëparshme me specialistët e Qendrës në vitin 2014, Putin tha: “Atëherë kundërshtarët tanë po bënin vetëm hapat e parë në përpjekje për të kufizuar sovranitetin tonë teknologjik, për të penguar zhvillimin tonë”, duke shtuar se “parashikimet e tij u konfirmuan”.

“(Perëndimorët) gjithashtu provokuan këtë konflikt në Ukrainë dhe ata e shfrytëzuan atë. Në atë kohë ne filluam të mendonim se çfarë duhet bërë për të garantuar sovranitetin tonë. Është bërë shumë, por ka ende shumë për të bërë”, përfundoi udhëheqësi rus.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat