Përmbytjet në Greqi, ekspertët paralajmërojnë për sëmundjet që mund të shkaktohen nga uji i ndotur

Evropë

Përmbytjet në Greqi, ekspertët paralajmërojnë për sëmundjet që mund të shkaktohen nga uji i ndotur

Më: 8 shtator 2023 Në ora: 22:53
Foto ilustrim

Ekspertët në Greqi kanë paralajmëruar qytetarët për sëmundjet që mund të shfaqen nga përmbytjet dhe ujërat e ndotura. Profesori asistent i Higjienës dhe Epidemiologjisë në EKPA, Gikas Majorkinis foli për Attica TV dhe u shpreh se do të vërehet një rritje e rasteve me virusin e Nilit Perëndimor.

Doktori i Universitetit të Athinës Anargyros Mariolis tha se banorët e zonave të përmbytura duhet të shmangin ujin e pijshëm. “Nuk ka ujë të pijshëm derisa të kontrollohet cilësia e tij”, tha ai.

“Uji është i ndotur. Mund të shkaktojë sindromën diarreike akute, të shkaktojë hepatit akut. Mund të kemi leptospirozë dhe mund të bëhet endemike, sidomos pas përmbytjeve sepse shtohen brejtësit. Do të kemi një problem të madh edhe me shtimin e mushkonjave, shembull është virusi i Nilit Perëndimor.

Duhet të shmangim ato infeksionet gastrointestinale, infeksionet e frymëmarrjes, infeksionet e plagëve, sëmundjet e lëkurës sigurisht”, tha ai. Gjithashtu, ai tha se banorët duhet të presin “dezinfektimin e ujit kryesisht me klorinim, restaurimin e rrjetit të ujësjellësit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat