Lufta futet brenda Rusisë, Kievi sulmon pikën e dobët të Vladimir Putinit

Evropë

Lufta futet brenda Rusisë, Kievi sulmon pikën e dobët të Vladimir Putinit

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 13:09
Foto ilustrim

Dikur Stalingradi, sot Volgogradi, nuk është një qytet rus si të tjerët. Është “shtylla” e narrativës së Vladimir Putin, i cili ka përdorur vazhdimisht konceptin e "luftës patriotike" për të krahasuar ofensivën aktuale të Moskës në Ukrainë me luftën e nisur gjatë Luftës së Dytë Botërore, për të mbrojtur Stalingradin, dhe për rrjedhojë të gjithë vendin, nga avancimi i forcave naziste.

Qyteti mori famë për rezistencën, dëmet dhe humbjet njerëzore pësuar gjatë Betejës së Stalingradit kundër ushtrisë gjermane në Luftën e Dytë Botërore.

Në përkujtim, nga viti 2013, për 6 ditë emri i qytetit shndërrohet në “Stalingrad”. Por, tani Kremlini së shpejti mund të detyrohet të ndryshojë strategji duke pasur parasysh se dronët ukrainas kanë arritur të mbërrijnë në qiellin e Volgogradit, duke i dhënë një goditje të rëndë psikologjike Putinit.

Dronët ukrainas

Episodi kyç ndodhi vetëm pak orë më parë, kur një dron u kap dhe u neutralizua në rajonin rus të Volgogradit. Ngjarja u tregua në Telegram nga guvernatori i rajonit, Andrei Bocharov.

“Një dron u kap dhe u neutralizua nga forcat e Ministrisë ruse të Mbrojtjes në territorin e rajonit të Volgogradit. Nuk ka viktima apo dëmtime në objektet civile dhe ushtarake," shkroi vetë Bochrov.

"Nuk pati viktima apo dëmtime në infrastrukturën civile apo ushtarake," shtuan autoritetet lokale, ndërsa Ministria ruse e Mbrojtjes nuk e ka komentuar ende incidentin. Faqja e internetit Dozhd vuri në dukje se rajoni në fjalë nuk ishte sulmuar kurrë më parë nga dronët e armikut.

Siç shkruajnë mediat e huaja, avioni pa pilot tentoi të sulmonte një nga njësitë ushtarake në rrethin Gorodishchevsky. Gazeta “V1.ru” raportoi se droni ra në një vend ushtarak, pa specifikuar se ku, duke shtuar se banorët thanë se dëgjuan shpërthime pas përplasjes.

Lufta në thellësi

Mjafton të hidhni një sy në një hartë gjeografike për të kuptuar rëndësinë e kësaj ngjarjeje. Rajoni i Volgogradit, në fakt, nuk kufizohet drejtpërdrejt me Ukrainën, dhe distanca në vijë të është të paktën 500 kilometra. Kjo do të thotë, pra, se lufta ka hyrë me të vërtetë në thellësi të Rusisë, siç ishte parashikuar nga Volodymyr Zelensky.

Dronët e nisur nga Kievi kishte dy objektiva: të nxisnin një reagim psikologjik kundër Moskës, në mënyrë që të mos ndihet e sigurt brenda kufijve të saj, dhe të godiste objektivat strategjikë. Për sa i përket pikës së parë, fakti që UAV-të ukrainase fluturuan në qiejt e Volgogradit rriti ndjenjën e kërcënimit të perceptuar nga qytetarët rusë, veçanërisht në një qytet që historikisht ka qenë një simbol i rezistencës së Kremlinit.

Në frontin thjesht strategjik, megjithatë, vlen të përmendet një sulm i drejtpërdrejtë kundër një fabrike të rëndësishme mikroçipësh ruse.

Guvernatori i rajonit të Bryansk, Alexander Bogomaz, tregoi për një zjarr që shpërtheu në një "ndërtesë administrative të një vendi industrial" në qytetin e Bryansk, rreth 100 kilometra në veri të kufirit ruso-ukrainas.

Hakmarrja

Objektivi duket të ketë qenë fabrika e çipave Kremnyi El, një nga ndërmarrjet më të mëdha të mikroelektronikës ruse, me 1700 punonjës dhe 3.9 miliardë rubla (40 milionë dollarë) në vëllim prodhimi vjetor. Sipas mediave, Ministria ruse e Mbrojtjes merr 94% të prodhimit të saj nga ky objekt. Prodhimi që do të përfshinte komponentë për sistemet e raketave Pantsir dhe S-500, si dhe raketat e lundrimit Kalibr.

Autoritetet komunale të Rostov-on-Don kanë shpallur ndërkohë gjendjen e jashtëzakonshme, sërish për shkak të një sulmi me dron. 2 dronët e rrëzuar nga mbrojtja ajrore dëmtuan tre ndërtesa banimi dhe disa makina në qendër të qytetit. 99 personat që jetonin në blloqet e apartamenteve të prekura do të zhvendosen në pikat e përkohshme të akomodimit ndërsa shërbimet përkatëse punojnë për të përcaktuar detajet e sulmit.Dhe Moska nuk qëndroi duarkryq.

Rusët shënjestruan shumë qendra të popullsisë ukrainase, duke shkaktuar viktima dhe plagosje. Një nga objektivat më seriozë ishte një komandë policie në Kryvvi Rih, ku shpërthimi preku gjithashtu ndërtesa banimi dhe zyra aty pranë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat