​Italia do t'i japë Afrikës 3 miliardë euro për ndryshimet klimatike

Evropë

​Italia do t'i japë Afrikës 3 miliardë euro për ndryshimet klimatike

Më: 9 shtator 2023 Në ora: 14:59
Giorgia Meloni

Italia do t'i japë Afrikës tre miliardë euro për të zbutur dhe përshtatur ndryshimet klimatike gjatë pesë viteve të ardhshme, duke ndihmuar në frenimin e flukseve të emigrantëve, tha kryeministrja italiane, Giorgia Meloni në samitin e G20 i cili është mbajtur sot në Indi.

"Italia do të ndajë më shumë se 70 për qind të fondit të saj italian të klimës në Afrikë. Kjo do të thotë tre miliardë euro gjatë pesë viteve të ardhshme, po aq të destinuara për iniciativat zbutëse dhe përshtatëse", tha ajo.

Meloni shtoi se: “Angazhimi është pjesë e 'Procesit të Romës' të nisur me Konferencën për Migracion dhe Zhvillim, të cilën Italia e mblodhi në muajin korrik dhe synon të ndërtojë një model të ri të marrëdhënieve ndërkombëtare në baza të barabarta, për të krijuar zhvillim, por edhe për të nxitur shtigjet legale të migracionit dhe të luftojë rrjetet e fuqishme kriminale të trafikantëve të paligjshëm të emigracionit, të cilët shfrytëzojnë dëshpërimin për t'u pasuruar”.

Në komente të tjera, Meloni akuzoi Rusinë për përdorimin e energjisë si shantazh; ku tha se përgjigja ndaj ndryshimeve klimatike duhet të përfshijë të gjithë; dhe u zotua për mbështetjen italiane për tërmetin që ka vrarë mbi 820 njerëz në Marok.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat