Eksporte makinash drejt Rusisë!

Evropë

Eksporte makinash drejt Rusisë!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 9 shtator 2023 Në ora: 19:23
Foto ilustrim

Prej se Rusia pushtoi pjesë të Ukrainës, shumica e vendeve të mëdha të Perëndimit u përgjigjën me sanksione, të cilat e kanë bërë shumë më të vështirë të bërit biznes me Rusinë.

Ndër të tjera, Norvegjia ka vendosur sanksione që e bëjnë të ndaluar shitjen e automjeteve në Rusi, nëse ato kanë një vlerë prej më shumë se 50,000 euro, ekuivalente me rreth 590,000 korona norvegjeze.

Në fillim të këtij viti, E24 shkroi se PST po heton një tregtar makinash në Norvegjinë Lindore për shitjen e një makine Rusisë.

Vende si Serbia, Shqipëria dhe Kosova nuk e kanë sanksionuar Rusinë!

Shifrat e eksportit nga Shërbimi Doganor Norvegjez, të cilat janë përpiluar në bankën e Statistikave të Norvegjisë, tregojnë se eksportet e makinave nga Norvegjia në Serbi kanë shpërthyer.

Në vitin 2021 në Serbi janë eksportuar 789 vetura. Deri më tani në këtë vit, numri është mbi 2500 makina, tregojnë shifrat që Rebil ka përpiluar dhe dërguar në Børsen.

Është naive të besohet se shumica e makinave që shkojnë në Serbi dhe vende të tjera pa sanksione nuk përfundojnë në Rusi. Ka pasur një rritje të jashtëzakonshme të eksporteve nga Norvegjia

 

Rusia ka pasur probleme me marrjen e makinave dhe pjesëve për shkak të sanksioneve. Por nëse makinat mund të shiten përmes një vendi të ndërmjetëm si Serbia, sanksionet nuk do të godasin fare, vazhdon Parr.

Në Norvegji, ju paguani një taksë, vetëm një herë nëse blini një makinë të re me motor benzine ose naftë. Nëse, nga ana tjetër, e shisni të njëjtën makinë jashtë vendit, ju kthehet rimbursimi i kësaj takse.

NRK shkroi në korrik se shteti norvegjez kishte rimbursuar deri më tani në këtë vit tarifat e njëhershme që arrijnë në 650 milionë NOK.

Ne nuk kemi kontroll nëse makinat që i shesim, për shembull, Gjermanisë dhe Francës përfundojnë në Rusi, por më e pakta që mund të bëjmë është të shmangim dërgimin e makinave në vendet që nuk i kanë vë sanksione Rusisë, thotë Parr.

Në praktikë, Norvegjia transferon para për ata që në mënyrë indirekte shesin makina në Rusi. Kjo do të thotë se taksapaguesit norvegjezë po ndihmojnë që popullsia ruse të blejë makina më të lira, thotë Parr.

Drejtori i komunikimit në PST, Trond Hugobakken, thotë në një koment për Børsen se ata kanë hetuar dy raste që kanë të bëjnë me shitjen e makinave në Rusi!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat