Meloni: Samiti i G-20 pati sukses dhe nuk ishte një edicion i lehtë

Evropë

Meloni: Samiti i G-20 pati sukses dhe nuk ishte një edicion i lehtë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:11
Giorgia Meloni

Samiti i G-20 në Indi pati sukses dhe nuk ishte një edicion i lehtë, tha kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni, në një konferencë për shtyp pas takimit në Nju Delhi të dielën.

“Dua të përsëris urimet e mia dhe të Italisë për kryeministrin indian, (Narendra) Modi, për suksesin e këtij edicioni jo të lehtë të G20-ës”, tha ajo, raporton ANSA.

Meloni tha se Italia i ka ofruar bashkëpunim presidencës indiane që në fillim.

"Italia i ka ofruar bashkëpunim presidencës indiane që në fillim, veçanërisht sepse ne vazhdojmë të jemi të bindur se G-20 është një forum strategjik shumëpalësh për aq sa lejon dialogun me vendet në zhvillim dhe jugun global".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat