Anglia arreston spiunët kinezë

Evropë

Anglia arreston spiunët kinezë

Më: 10 shtator 2023 Në ora: 15:27
Foto ilustrim

Shërbimet Sekrete ne Mbretërinë e Bashkuar kanë arrestuar në muajin mars të këtij viti dy burra të cilët akuzohen se shërbenin si spiun të Kinës. Media britanike BBC shkruan se një nga personat e arrstua ishte një studiues parlamentar I cili ishte I përfshirë në çështje me rëndësi ndërkombëtare.

Lajmi i cili ishte mbajtur sekret u bë publik nga mediat angleze dje  solli me pas edhe një reagim të qeverisë britanike. Kryeministri Rishi Sunak ka biseduar këtë të dielë me homologun e tij Kines Li Qiang mbi këtë çështje.

Nga Nju Dehli ne Indi ku po mbahet edhe samiti i G20 Sunak u shpreh se nuk mund të jap më shumë detaje mbi hetimin, por ai konfirmoi se kishte biseduar me kryeministrin Kinez mbi shqetesimet e Mbreterisë së Bashkuar mbi tentativat e Pekinit për ndërhyrje në demokracinë parlamentare.

Ishte The Sunday Times e cila publikoi  në mënyrë  ekskluzive lajmin e arrestimit të dy personave që akuzohen për akte spiunazhi në favor të Kinës. Këta dy persona jane liruar me kusht  ndërsa gjyqi mbi ta pritet të mbahet në fillim të korrikut.

Kjo media britanike thekson ne artikullin e saj se personat e arrestuar dhe te akuzuar per spiunazh kishin lidhje me Ministrin  e Sigurisë në vned si dhe me Kryetaren e Komitetit të Punëve te Jashtme Alicia Kearns.

Vetëm përpara disa muajsh Pekini u përball me akuza të forta nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës se po kryen akte spiunazhi duke përdorur agjentë të huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat